Web Analytics

Pas ndarjes nga Dafina Zeqiri, Geek bëhet DJ i Loredanës

Botuar nga: InfoKosova

DJ Geek pas shkëputjes edhe nga ana profesionale me Dafina Zeqirin, duket se në vijim do ta vazhdojë karrierën e tij si dj i Loredana Zefit.

Po e lexuat mirë! Burime për “Prive” bëjnë me dije se Geek është në negociata me ekipin e Loredanës.

Gjithçka thuhet se është e mbyllur ndonëse nuk ka marrë konfirmim zyrtar, i cili pritet të jepet në javët në vijim.

Rastësi apo jo ky bashkëpunim, vjen pothuajse në të njëjtën kohë me duetin e përbashkët të Mozzik dhe Dafinës, dy ish-ave respektiv të Geek dhe Loredanës.

Kujtojmë që Dafina dhe DJ Geek kishin mbi 4 vite së bashku, ndërsa Mozzik dhe Loredana kanë një vajzë së bashku, Hanën.

Artikull i sponsorizuar

RRJETET SOCIALE

1,163,237FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
404AbonentëAbonohu

Të FUNDIT