Pas ndarjes nga i dashuri, Rihanna kapet mat me reperin Drake

Vetëm dy ditë më parë në mediat e huaja u raportua se Rihanna i ka dhënë fund lidhjes tre vjeçare me Hassan Jameel.

Jeta e dashurisë e Rihanna-s ka qenë një obsesion mediatik për vite me rradhë, por lidhje kjo të cilën ajo e mbajti mjaft private.

Mirëpo, siç raportoi “Us Weekly” çifti është ndarë pas tre vite lidhje, pa sqaruar ende pse.

Ky lajm erdhi vetëm dy muaj pasi ylli i popit pranoi se kishte një të dashur, pasi sapo kishte konfirmuar lidhjen në nëntor në një intervistë për revistën Vogue.

“Unë jam në të vërtetë në një marrëdhënie qe një kohë, dhe po shkon vërtet mirë, kështu që unë jam e lumtur”, ishin fjalët e Rihannës.

Mirëpo, mbrëmë këngëtarja është fotografua nën praninë e reperit Drake në një shfaqje të organizuar në Nju Jork, ku dhe janë filmuar nga të pranishmit tjerë aty.