Web Analytics
E shtunë, 19 Korrik, 2025
30.3 C
Pristina

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku nis një histori të re dashurie

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe aktori i humorit Besart Kallaku, nuk humb kohë.

Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re. Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit, nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjell, apo edhe nga jeta si baba.

Në këtë mënyrë, ai mundohet të mbajë private jetën e tij, ndryshe nga herët e tjera, ku ishte gjithmonë nën vëmendjen e shumicës. Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj.

Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Çfarë mendoni ju për këtë zhvillim në jetën e Bes Kallakut? A është ai në mision për të gjetur dashurinë e vërtetë, apo thjesht po shijon momentet që ka?

Ne jemi të interesuar të dëgjojmë mendimet tuaja. Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika