Sot me anë të një postimi në Instastory, Bashkimi konfirmoi ndarjen nga Alvisa.
Të menjëhershme ishin reagimet e ish-konkurrentëve duke përfshirë këtu edhe ish të dashurin e Alvisës, Bushin.
Në Instastory, Bushi shkroi: “Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence e vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson , gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”
Ritvana shkroi: Mbaroi ë? Pa ekzistuar diçka, s’ka se si përfundon.
Dyshja Andi dhe Melisa gjithashtu kanë reaguar me story duke i dalë në krahë Bushit.
Kujtojmë që Alvisa dhe Bashkimi kanë dal çift nga “Për’puthen 3”, duke trazuar ujërat më postimet e tyre./Indeksonline/