Prej kohësh fansat kanë thënë se në “Përputhen” gjithçka ndodh me skenar dhe u bindën akoma më shumë pas ngjarjes mes Teas dhe Andit.
Këta të dy deklaruan se u detyruan nga kontrata ta vazhdonin njohjen e tyre, pa dëshirë.
Por Sindi tregon një version tjetër, konkurrentja në një postim në Instastory sqaron se nuk ka parë kurrë asnjë skenar dhe flet Tean me Andin duke i bërë thirrje publikut të mos bien pre e gë.njeshtrave.
“Pse i kishe ato fletat në dorë kur dole në fotografi apo skenari i Olsës”, e pyet një fans.
“Dua të dini diçka, unë kurrë nuk jam ‘kom.anduar’ nga askush për asgjë që kam bërë, jam aq e zonja për veten time sa të mos lejoj këtë gjë, ashtu si çdokush nuk do e lejonte të ishte lodra e dikujt në ditët e sotme.
Për aq kohë sa unë jam në emision nuk kam parë asnjë skenar dhe shpeshherë edhe jam habitur nga rrjedha e ngjarjeve“ , shkruan ndër të tjera Sindi./Express