Pas një dekade bëhen bashkë yjet e estradës, Tuna ka disa fjalë për Dafina Zeqirin

“Sunny Hill” – mban titullin projekti i cili ka ribashkuar dy këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Tuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tuna është shprehur se ndjehet shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me Dafinën.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade.

Po, vajzat që do ta mbysin ‘vibe’n sërish.

Ky album po ashtu.

Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna.

Ky projekt i cili do të jetë pjesë e albumit të Dafinës, vjen pas 10 vitesh kur të dyja ishin pjesë e këngës “Vibe” në bashkëpunim me reperin 2po2./Blic/