Pas një muaji izolim, fëmijët dalin për herë të parë jashtë

Ditën e sotme, siç edhe ishte lajmëruar nga qeveria spanjolle, miliona fëmijë të moshës nën 14- vjeç kanë dalë nëpër rrugë për të shëtitur.

Ata janë shoqëruar nga një prind dhe policia ka monitoruar vazhdimisht rregullat e reja, të cilat lejuan të rinjtë të dilnin dhe të luanin për një orë.

Mësohet se disa vende në Spanjë kanë hapur edhe plazhet dhe kjo gjë ka shkaktuar konfuzion.

Rregullat e reja për fëmijët, i lejojnë ata të ngasin një biçikletë ose skuter, ose të mbajnë një top, por ata nuk mund të luajnë me fëmijë të tjerë jashtë grupit të familjes së tyre dhe nuk mund të shkojnë në sheshe lojërash.

Ata mund të dalin vetëm nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 9 pas dite, për një orë, me një prind ose kujdestar, me jo më shumë se tre fëmijë në total.

Ata mund të largohen vetëm një kilometër larg shtëpisë së tyre dhe këshillohet të vendosin maska, megjithëse kjo nuk është e detyrueshme.

Indikacionet e hershme sugjerojnë që rregullat tashmë janë shkelur dhe familjet po bëjnë udhëtime të paautorizuara në plazhe më larg shtëpive të tyre.

Policia ka fuqinë për të zbatuar gjobat nëse është e nevojshme.

Kryeministri Pedro Sanchez ka njoftuar se nga 2 maji, të rriturit gjithashtu do të mund të dalin dhe të praktikojnë sporte individuale, gjithnjë nëse nuk do të ketë përshkallëzim të situatës në vend.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania