Pas operacioneve plastike, këto femra Vip- shqiptare s’po i njeh më as nëna e tyre

1. Nora Istrefi ka pranuar që ka fryrë buzët në një intervistë.

“I kam fryrë veç pak buzët”, u shpreh këngëtarja dhe duhet thënë që buzët i kanë dhënë vërtet një pamje krejt tjetër Norës.

2. Françeska Jaçe ka bërë hundën dhe e ka pranuar vetë pak kohë më parë në emisionin e Rudinës.

“Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa.

E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…”, tha modelja.

3. Lori Hoxha jo vetëm që e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje, por ka dhënë edhe arsyen pse e ka pranuar, duke thënë se nuk do që vajzat e vogla të mendojnë se ajo është perfekte.

Blogerja nuk e ka thënë ende se çfarë operacionesh plastike ka bërë konkretisht, por rëndësi ka që vërtet duket bukur.

4. Me siguri e prisnit edhe Roza Latin në këtë listë.

Duke qenë tip i sinqertë, Roza i ka pranuar ndërhyrjet dhe madje ka njoftuar para se t’i nënshtrohej operacionit.

Moderatorja ka bërë buzët, hundën dhe gjoksin.

5. Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e showbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike.

Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj.

Ndërsa së fundmi këngëtarja po përflitet që ka bërë edhe gjoksin.

6. Që Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme.

Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike.

Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën.

Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.

7. Aurela Hoxha është përfolur shpesh se i është nënshtruar operacioneve plastike megjithatë modelja ka pranuar që ka bërë vetëm buzët.

Çfarëdo operacioni plastik të ketë bërë, Aurela duhet ta pranojmë që e ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë për mirë.

8. Edhe pse mosha kalon, Albërie Hadërgjonaj mbetet një nga femrat më te bukura shqiptare e kjo ka bërë që këngëtarja të përflitet shpesh se ka bërë operacione plastike.

Por e ftuar tek “Xing me Ermalin” sezonin e kaluar, Albërie tha se i vetmi operacion që ka bërë është hunda dhe madje për këtë operacion është bërë pishman.

9. Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. “Më ka dhembur shumë shpina”, është shprehur ajo. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.

10. Nuk mund të harronim pa futur në këtë listë edhe Çiljetën e cila i habiti të gjithë pak kohë më parë kur tha se do të zvogëlonte gjoksin.

Ashtu ndodhi dhe këngëtarja e zvogëloi gjoksin me 3 numra.

Me gjoks të madh, apo me të vogël, Çiljeta mban ende fronin e një prej vajzave më te bukura shqiptare.

Këngëtarja ka bërë gjithashtu edhe hundën tre vite më parë./Xing/