Pas prekjes nga sëmundja e veshkave, ndërron jetë këngëtari i njohur

Këngëtari Harol Reid ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.

Këngëtari i muzikës ‘Country’ Harold Reid, grupi i të cilit Statler Brothers bënte bendin e Johnny Cash ka vdekur në moshën 80 vjeç pas një sëmundje të veshkave, shkruan Daily Mail.

Nipi i tij Debo Reid i tha Associated Press se ai ndërroi jetë këtë të Premte në Staunton, Virxhinia, nga ku ishte.

Ndërsa Harold këndonte bass për fituesin e ‘Grammmy’ Statler Brothers, vëllai i tij i vogël Don mori vokalet kryesore.

Statlers fillimisht ishin një grup i quajtur Quartet me katër yje, i themeluar në vitin 1948 nga Harold dhe miqtë e tij Joe McDorman, Leë DeËitt dhe Phil Balsley. /Lajmi.net/