Pas prishjes së miqësisë me Taynën, Dafina risjell skenat e “nxehta” në klip këtë herë me Kidën 

Dafina Zeqiri është një nga artistet më të suksesshme në industrinë tonë muzikore, këngëtarja nga Kosova numëron një numër të madh hitesh vetëm, por edhe bashkëpunime.

Dy vite më parë Dafina bashkëpunoi me reperen e re asokohe Taynan, duke sjellë sensasionin e asaj vere “Bye Bye”.

Përpos këngës, në atë kohë bujë të madhe bëri edhe klipi me skena të “nxehta” nga dyshja, mirëpo ky realizim i suksesshëm më pas pati pasojat e tij.

Dy artistet shkëputen marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Sot pas dy vitesh Dafina Zeqiri vjen me një bashkëpunim të ri me artisten e njohur nga Kosova, Kida-n, ajo çfarë bëri përshtypje në këtë këngë ishin skena e ngjashme në klip me atë të dy viteve më parë.

Kida dhe Dafina shfaqen shumë të afërta në një servis makinash, teksa kërcejnë me njëra-tjetrën, lëvizjet “hot” në këtë klip janë pothuajse të njëjta me Taynën në klipin “Bye Bye”./panorama