Pas pushimit në Los Angeles, Rita Ora fotografohet rrugëve të Londrës

Rita Ora ishte veshur me xhaketë e xhinse të gjera pas kthimit nga Los Angeles.

Ajo ka qenë duke shijuar një pushim të gjatë në Los Angeles, Kaliforni, shkruan DailyMail.

Rita Ora dukej me shumë stil dhe veshje të rehatshme kur arriti në Londër të premten.

Autorja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, ishte veshur me bluzë të bardhë, xhaketë, xhinse e atlete.

Rita i kishte lëshuar flokët, ndërsa mbante syze në fytyrë.

Kjo shëtitje e këngëtares vjen pas lajmit se ajo është ndarë nga Law Rafferty, 23 vjeç, me të cilin ka qenë në lidhje së fundi.

Dyshja e kishin filluar lidhjen në dhjetor, teksa punuan bashkë në xhirimet e “Oliver Twist”, e më vonë u shfaqën bashkë në “British Fashion Awards”. /Lajmi.net/