Pas rëndesës emocionale Fifi flet hapur me Arjolën

Atmosfera në shtëpi nuk është më e mira e mundshme pas debateve të shumta mes Granitit dhe banorëve.

Krisja mes tij dhe Fifit e ka mërzitur tejet shumë këngëtaren e cila edhe është përlotur.

E rënduar emocionalisht ajo ka zgjedhur të flasë me banorët që i ndjen më të afërt.

Arjola ka tentuar ta qetësojë gjendjen e saj duke i thënë, “Gjërat nuk bëhen me imponim. Ti nuk e ke penalizuar atë dhe as ai nuk e them dot kurrë që mund të të ketë përdorur”.

Fifi shfrytëzoi edhe rastin të diskutonte me Arjolën për një plagë të vjetër zemre.

“Ti e di që unë kam një person jashtë me të cilët jam dashuruar por unë nuk mund të jem dot kurrë me të ai është personi që më rregullon humorin”.