Pas rritjes së të prekurve me COVID-19, Hoti: “Do të jemi në rrugë, lagje e gjithkund, për t’u siguruar që të zbatohen të gjitha masat që i kemi ndërmarrë.”

Në Kosovë numri i rasteve me koronavirus pothuajse çdo ditë po rritet.

Ndërsa, ky numër i madh i të infektuarve ka alarmuar institucionet e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një konferencë për media ka thënë se policia dhe inspekcioni do të jenë në çdo lagje, e rrugë të Kosovës për t’u siguruar që masat po zbatohen, përcjell Insajderi.org

Ndërsa, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se janë tri masa që duhet detyrimisht të zbatohen.

Postimi i plotë i tij:

Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur jetën e qytetarëve.

Janë tri masa që duhet detyrimisht t’i zbatojmë të gjithë:

mbajtja e maskës,

distancës dhe

higjienës personale.

Do të jemi në terren, në rrugë, lagje e gjithkund, në çdo institucion, biznes, për t’u siguruar që të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat që i kemi ndërmarrë.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3484551358272860