Pas skandalit të arrestimit, Fjolla Morina përfundon në spital?

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë.

Çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, këngëtarja është shtruar në spital dhe ka ndarë disa pamje në Instastory, ku shihet me vajzën që i qëndron te koka.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Fjollën, por ajo shfaqet e lodhur.

Ndryshe, këngëtarja u komentua prej disa javësh për ndarjen nga biznesmeni, Fisnik Syla dhe për nisjen e një romance të re.

Shiko foton: