Pas vendimit të LDK’së, Kurti mban sonte konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, në natën e së mërkurës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, nga ora 21:30.

Konferenca do të mbahet pasi partnerja e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit në koalicionin qeverisës të vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka vendosur të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë.

Vendimi i LDK’së vjen pasi Kurti shkarkoi sot nga posti ministrin Agim Veliu, njëherësh nënkryetar i LDK’së, dhe pas mospajtimeve mes dy partive për heqjen e tarifës ndaj mallrave nga Serbia. /Express/