Pas videos ku Trixa u shfaq duke qarë i del në mbështetje edhe Violeta Kajtazi

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj reagoi ditën e djeshme për komentet negative te vazhdueshme me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Përmes një videoje, artistja shprehej se gjatë muajve të fundit është bu.llizuar shumë me emrin e saj dhe të familjes.

Në mbështetje të saj ka dalë këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore, Violeta Kajtazi.

Kajtazi ka shpërndarë në InstaStory videon e Trixën derisa e ka etiketuar atë dhe i ka bërë një mbishkrim: “Ti je yll, në të duam”.