Pasardhësit e Boletinit i dhurojnë Bashës flamurin 108- vjeçar: Do e vendos në zyrë si kryeministër

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë dhuratë të veçantë në kullën e Isa Boletinit, teksa pasardhësit e heroit të Kosovës i dhanë liderit demokrat flamurin 108- vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë.

Basha ka premtuar se këtë flamur do e vendosë në zyrë nesër si kryeministër i Shqipërisë dhe do jetë pjesë e pandarë e tij.

Postimi i Bashës:

“Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij.

Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.

Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë.

Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.

Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë”.

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.3343513089033182&type=3