“Pasha nanën nesër kom me lypë me dalë”, Dj Pm i nervozuar me banorët në Big Brother Vip

Një lojë që Arjola dhe Donaldi kishin planifikuar t’ia bënin banorëve ka ngjallur reagime të shumta brenda shtëpisë më të famshme shqiptare.

Ata kishin bërë plan që t’i friksonin banorët, por që kjo gjë nuk u realizua natën që ata kishin vendosur, pasi Arjola nuk ishte ndjerë mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kur Fifi mori vesh planin e dyshes, ajo u nervozuar dhe mërzit, derisa shpërtheu në lot.

“Ne i kemi treguar problemet tona, nëse ajo do të bëhej unë nuk do të flija dot”, ishin fjalët e Fifit.

Ky diskutim ka vazhduar gjatë, pasi këngëtarja nga Kosova u hidhërua keq me banorët.

Me këtë gjë u nervozua shumë edhe Dj PM, i cili tha se njerëzit duhet të pranojnë shakatë, e Fifi s’kishte pse të mërzitej përderisa nuk u realizua ky plan.

Aq i nervozuar ishte sa që ai tha se nuk po mundet t’i duroj këto gjëra në shtëpi, tutje PM shtoi se nesër do kërkojë të largohet nga Big Brother VIP.

“Pasha nanën nesër kom me lypë me dalë”, u shpreh i nervozuar Dj PM.