Pasi i publikuan foton me të dashurin misterioz, Ana vjen me një deklaratë të fortë për të!

Ana Kauri arriti të jetë nga konkurrentet më të dalluara të “Për’puthen” por jo të gjejë “përputhjen” e saj brenda.

Kjo i ndodhi pas daljes nga programi dhe u deklarua nga vetë ajo edhe pse vazhdon të mos zbulojë asgjë rreth tij.

U përfol se djaloshi është nga Prishtina si dhe u publikua një fotografi e çiftit me fytyrën e fshehur të tij, më shumë deri tani publiku dhe fansat nuk kanë mësuar akoma përkundër interesimit të madh.

Por se lidhja po shkon vaj dhe zemra e ish-konkurrentes po rreh fortë për partnerin e saj ajo e ka zbuluar vet përmes një deklarate të fortë të dhënë përmes rrjeteve sociale.

Ana publikoi një fotografi ku tregoi një puçër dhe tha: “Kam rënë në dashuri”.