Pasi i rrodhi në internet, Dua Lipa ndryshon datën e publikimit të albumit

Dua Lipa kishte planifikuar që më 3 prill të lasnoj albumin e ri.

Dua Lipa kishte rezervuar datën 3 prill për publikimin e albumit ‘Future Nostalgia’, por për shkak se këngët ishin publikuar ilegalisht në internet, ajo ka marrë një tjetër vendim lidhur me datën e lansimit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja prishtinase ka njoftuar publikun se albumi ‘Future nostalgia’ publikohet këtë të premte.

Ndërsa kënga ‘Break my heart’ bashkë me video-klip publikohet pas dy dite më datën 25 mars.