Pasi Ledjana e “nxorri bllof”, Mevlani bën reagimin që s’pritej

Ledjana Prenga ka bërë një deklaratë shumë të fortë duke thumbuar drejpërdrejt Mevlanin.

Ish konkurrentja e Përputhen nëpërmjet një postimi ka reguar shumë ashpër duke shkruar: “Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar.

Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.

E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe”.

Ndërkaq Mevlani ka reaguar duke i kthyer përgjigje Ledjanës në një postim në instastory duke thënë që kjo ishte një sprovë nga Zoti për të vërtetuar se njerëzit besnikë janë të paktë.

“Njerëzit për të ngritur vlerat e tyre mundohen të ulin ty poshtë dhe mundohen të bëhen ato më të mirë se ti! Mos harroni o miq se nuk ecet përpara duke shfrytëzuar të tjerët! Sa vlen besnikëria dhe dinjiteti i njeriut nuk vlen asgjë në këtë jetë.

Shumë person mi dha Zoti në sprovë për të kuptuar që njerëz të besueshëm ka shumë pak”, shkruan Mevlani.