Pasi Ledri e publikoi ashtu si nuk i pëlqej vetja, Sara e ‘kërcënon’ publikisht

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha duket se po shijojnë ditët e fundit në mes të detit me temperaturat e larta.

Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë shpesh momente pranë njëri-tjetrit.

Sara ka ndarë ditën e sotme disa video në ‘Instastory’, duke treguar atmosferën e krijuar mes pijeve dhe muzikës, ndërsa Ledri ka publikuar një foto së bashku me të.

“Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë”, ka shkruar reperi krah fotos ku shfaqet me të dashurën e tij të zemrës në jaht.

Ajo çfarë bie tjetër në sy është barku i rrumbullakosur i Sarës, i cili rritet dita ditës.

“Mbaje mend po nuk ta ktheva”, ka komentuar Hoxha poshtë postimit të Ledrit.