Pasi tha se do lidhje me një mashkull, Robert Berisha tregon se me cilin do ta fillon lidhjen

Disa javë më parë, këngëtari Robert Berisha i ftuar në emisionin “E diell” u shpreh se kishte hequr dorë nga femrat dhe po kërkonte lidhje me meshkujt.

Por i ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, Roberti ka sqaruar këtë deklaratë.

Ai ka thënë se e tha këtë gjë vetëm për të provokuar, duke mohuar zërat që qarkullonin ndaj tij.

“Në intervistën e fundit më janë bërë pyetjet më ngacmonin pa thënë mirëdita.

Më thoshin Robert a je në një lidhje me dikë? Ngadalë të marrim frymë njëherë.

Kështu që unë kam thënë nuk kam femër tani dua të provoj meshkujt.

Kam qejf kur e shoh një mashkull të palestruar dhe kujdeset për veten.

I shoh si meshkuj jo në atë mënyrë”, tha Roberti.

Gjatë intervistës, moderatorja Bora Zemani e ka pyetur Robertin se cili është mashkulli më seksi shqiptar dhe këngëtari e ka thënë.

“Ka shumë, shqiptarët janë racë e bukur.

Në estradë e kisha veçuar mikun tim, Ledri Vulën”, ka thënë Roberti.