Pasi tha se e kishte bërë bllok, Arjola i kundërpërgjigjet Fifit

Gjatë ditës së djeshme u diskutua shumë në mediat rozë një deklaratë e Fifit, pasi kjo e fundit është shprehur se në ditëlindjen e Monikës kishte njerëz të padëshiruar.

Pas kësaj ajo tha edhe emrin e Arjolës e cila sipas Fifit e ka bllokuar në ‘Instagram’.

Si duket marrëdhënia e tyre nuk duket edhe aq e mirë.

Pas këtyre lajmeve në adresë të saj, Arjola ka vendosur të reagojë qetësisht në rrjetet sociale duke postuar një story ku edhe kishte shkruar një lloj kundërpërgjigje.

”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, thotë Arjola në postimin e saj të fundit.

“Alpha” është edhe një nga tatuazhet që Arjola ka në krah dhe që tregon se vetbesimi është pika e saj më e fortë./Lajmi/