Kohë më parë për aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshajn është përfolur se është në një lidhje me këngëtaren Jonida Maliqi.
Ata nuk e konfirmuan lidhjen e tyre, edhe pse shpesh janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Gjithsesi, ishte Jonida ajo që i vuri pikat mbi i, në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku tregoi se është single.
Mirëpo, Romeo? Sipas Panorama Plus, ai është në një lidhje të re me blogeren e njohur, Sara Kolamin.
Burime pranë Panorama Plus, bëjnë me dije se ata janë njohur në ambientet e Vizion Plus, ku vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani realizojnë emisionin “Treshat”.
Ata nuk reaguar ende rreth këtij lajmi!