Pasi u prek nga koronavirusi, aktori Tom Hanks ka një mesazh për të gjithë

Tom Hanks i cili po qëndron i izoluar ka dhënë një mesazh sensibilizues.

Aktori i famshmëm, Tom Hanks, së bashku me gruan e tij, Rita Wilson, kanë dalë pozitiv në testimin për koronavirusin, pasi ata ishin në Australi ku po merrnin pjesë në promovimin e një biografie.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë ai nëpërmjet publikinit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.

Tani çifti po qëndrojnë të izoluar në Australi, duke u siguruar për shëndetin e tyre dhe të të tjerëve.

Pranë një postimi nga karantina, Hanks ka një mesazh për të gjithë.

”Faleminderir për ndihmëtarët. Le të kemi kujdes për veten dhe të tjerët”, ka shkruar ai.