Disa ditë më parë, postimet që Robert Berisha bënte në rrjetet sociale, bënë xhiron në internet menjëherë kjo për shkak se ai dukej në shoqërinë e një modeleje italiane, Maria Bove.
Edhe kjo e fundit postoi në profilet e saj në rrjetet sociale, foto e video ku dukej shumë pranë këngëtarit të njohur, madje edhe duke u puthur, e të gjithë menduan se Roberti kishte nisur një lidhje të re.
Por nuk ishte ashtu, pasi “Prive” mësoi se mes tyre nuk kishte asgjë serioze, këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Maria disa ditë më parë.
“Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, ju përgjigj modelja pyetjes së njërit prej percjellesve.
Ndërsa tani, modelja italiane i ka habitur të gjithë me një postim romantik që ka bërë në “Instastory”.
Ajo ka treguar se ka qenë në Prizren dhe në urën ku lidhet përgjithmonë dashuria ka shkruar emrin e saj dhe të Getinjos.
Siç shihet edhe nga postimet që ka ndarë me percjellesit ajo pas çelësin e ka derguar në lum.
Maria ka etiketuar reperin e njohur, ku ka treguar se personi që ka shkruar emrat e tyre e ka bërë gabim atë të Getinjos duke i harruar një “n”./Kosovarja/