Web Analytics

Patris Berisha tregon ku ndryshon ai dhe Tuna në raport me djemtë e tyre

Botuar nga: InfoKosova

Edhe Tuna me Patris Berishën kanë një ndryshim kur vjen puna te prindërimi dhe është ai i shumë prindërve të tjerë: Mami, është më e strikte, kurse babi i lejon fëmijët të bëjnë çfarë të duan.

Dy djemtë e këngëtarëve, Tian dhe Zen i kanë kaluar ditët e fundit me të atin. Patrisi ka ndarë disa momente të tyre duke luajtur në kopësht me ujë. Krah videos ai shkruan:

“Mos aty, mos ato, mos kto, mos prek, mos bon. JO JOOO me babin s’ka ashtu, me babin knaquni krejt”- shkruan ai.

Para pak javëve çifti bëri xhiron e mediave pasi u bënë bashkë duke na sjellë një portret shumë të ëmbël familjar. Shkak u bë festa e abetares së djalit të tyre të madh, Tian. Këngëtarja ndau në Instagram foto me djemtë e saj dhe Patrisin, ku dukeshin të buzëqeshur e sigurisht shumë krenarë për të voglin e tyre.

Marrëdhënia e Tunës me Patrisin nuk ka shkuar gjithnjë mirë dhe ka pasur ulje-ngritje. Para pak kohësh ajo e akuzoi publikisht se nuk kujdeset për djemtë e tij. Ajo publikoi disa postime në Instagram ku tregonte se djali i tyre ishte në spital kurse Patrisi nuk ndodhej pranë tij dhe se kishte shkuar për ecje.

E ftuar në ‘Kurthin e Piter Pan’ pak muaj më parë Tuna u pyet nëse po mendon t’i bëjë të vegjlit e saj me një motër a vëlla, duke deklaruar se nuk e ka menduar por do donte një vajzë.

“Nuk e kisha menduar (nëse do bëj një bebe tjetër). Ndoshta e lë me kaq. Jam e lumtur me Tianin dhe Zenin. Por, ndoshta është mirë të ndërroj farën. Do e doja të kisha një vajzë.”

RRJETET SOCIALE

630,947FansaPëlqeje
27,993NdjekësitNdjek
993NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT