Patrisi jep përgjigjen përfundimtare për ndarjen nga Tuna

Çifti shumë i komentuar i showbizit, Tuna dhe Patris Berisha janë përfolur prej ditësh për një ndarje të mundshme.

Fillimisht këngëtarja hoqi mbiemrin “Berisha” nga Instagrami dhe më pas dyshja hoqën njëri-tjetrin nga ky rrjet social.

Megjithatë ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Një kafe me Labin” së bashku me Robert Berishën.

Patrisi iu ka dhënë fund lajmeve për ndarje.

Patrisi ka treguar se nuk është ndarë nga Tuna dhe se nëse do ndahej do e bënte publike.

“Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën, në momentin që nuk do jem edhe unë do ta bëj shumë publike se nuk është asgjë”, është shprehur ai.

Po ashtu ai ka përmendur dhe pjesën e mbiemrit “Berisha” që u hoq nga Instagrami Tunës:

“Mbiemrin nga Instagrami e ka hequr menaxheri, ka lënë veç Tuna a si e kanë lënë, ku janë kapur, unë as nuk e kisha vënë re”, ka sqaruar Patrisi.

“Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, nëse është për më mirë për çiftin dhe fëmijën, më mirë është m’u nda.

Secili lufton për një lidhje të mirë po thashethemet nuk ndalen kurrë”, ka përfunduar ai.