Web Analytics

Patrisi shkoi ta vizitojë djalin e tij në spital, Tuna e publikon në këtë gjendje!

Botuar nga: InfoKosova

Duket se pas shansës së re në raport, Patrisi dhe Tuna i kanë ndarë sërish rrugët.

Një ditë pasi tregoi se djali është në spital i hospitalizuar, këngëtarja e njohur ka bërë reagime të forta që drejtpërsëdrejti janë një reaksion ndaj ish partnerit.

Ajo e ka akuzuar atë përmes dy postimeve.

Në të parin thuhet:

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”.

Në postimin e dytë, Tuna e krahason Patrisin me jashtëqitje nga “emoji” i përdorur.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postim.

E pas këtyre postimeve Patrisi ka shkuar për ta vizituar djalin e tij, Tinain në spital.

Vizitën e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila ka postuar një letër tauleti duke pastruar ‘jashqitjen’.

“Ooo hi babush…”, ka qenë përshkrimi që Tuna i ka bërë fotografisë ku shihet Patrisi duke u kujdesur për djalin e madh.

Kujtojmë që Patrisi dhe Tuna kanë dy djem nga martesa e tyre.

Raportohet se çifti prapë vazhdojnë të mos jetojnë se bashku.

Shiko foton:

Të FUNDIT