PDK kërkon shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ose shkarkimin e saj.

Gjoshi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se janë dy rrugë për Gërvallën, të jap dorëheqje ose të shkarkohet.

“Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën, urgjentisht të jap dorëheqje ose urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, shkruan Gjoshi.

Ndryshe, këto deklarata nga PDK-ja janë bërë pasi që janë kthyer në media disa deklarata të mëparshme të Donika Gërvallës për Specialen. /Telegrafi/