Web Analytics
BallinaPDK paralajmëron protesta për të kundërshtuar Qeverinë Kurti

PDK paralajmëron protesta për të kundërshtuar Qeverinë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti, egjithë kjo për të mbrojtur interesin qytetar nëse ai cenohet nga ekzekutivi i ri.

Partia më e madhe opozitare kritikon kryeministrin Albin Kurti edhe për vonesat në hartimin e programit qeverisës ndërkohë, kërkojnë që Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme mos të përdoret për hakmarrje politike derisa vazhdojnë ta quajnë përçarëse presidenten, Vjosa Osmani.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Qeveria Kurti në këto tri javë ka dhënë shenja të paaftësisë në qeverisje.

“Janë mjete demokratike, por asnjëherë duke e dëmtuar shtetin e Kosovës.

Të gjitha mjetet që janë të lejueshme, përfshirë edhe protesta, është pjesë e jetës qytetare dhe reagimit qytetar.

Si e tillë do të përdorim të gjitha mjetet për ta mbrojtur interesin qytetar.

Sidomos kur cenohet sovraniteti, funksionimi i shtetit, demokracia dhe integriteti qytetarë ne do të jemi në ballë të mbrojtjes së tyre”, deklaron Gjoshi për KP.

Sipas tij, mungesa e programit qeverisës dy muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka çka t’ju ofrojë qytetarëve.

“Mungesa e programit tregon se ata janë njerëz pa përvojë politike dhe tregon që nuk kanë pasur ndonjë ndjesi për interesin e qytetarëve.

Ata me një politikë kanë arritur tek fitimi i rezultatit zgjedhor duke realizuar pakënaqësinë qytetare, por nuk kanë pasur një ofertë të mirë për qytetarët dhe ajo që e kemi thënë gjatë fushatës zgjedhore po argumentohet edhe sot.

Edhe pse ka dy muaj që ka përfunduar procesi zgjedhor ata ende nuk ia kanë ofruar qytetarëve të Kosovës një vizion se si do të qeverisin në këtë vend.

Edhe për kaq ditë që kanë qeverisë kanë dhënë shenja të paaftësisë dhe mungesës së përvojës qeverisëse”, vijoi ai.

Lidhur me miratimin e koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, Gjoshi kërkon që të ruhet pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë në mënyrë që mos të kalohet në arbitraritet politik.

“Të ruhet pavarësia e gjyqësorit, prokurorisë dhe funksionimi i institucioneve për ndarje të pushteteve për të mos kaluar në arbitraritet.

Besoj që kjo është në fillimet e saja dhe gjatë kohës deputetët tanë do të kenë kohë të japin kontributin e tyre për të qenë konform standardeve evropiane dhe mos të përdorët për hakmarrje politike dhe mbylljen e gojës opozitës, shoqërisë civile dhe mediave”.

Sekretari organizativ i PDK-së duke kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, thotë së në Qeverisjen Kurti ka de.gradim në drejtimin e institucioneve.

“Kosova ka de.gradim në drejtuesit e institucioneve.

Zonja Gërvalla është e papërvojë në aspektin e diplomacisë, kjo u dëshmua edhe në Këshillin e Sigurimit.

Është e tu.rpshme paraqitje e saj, gjuha e saj e njëjtë me gjuhën e ministrave që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, që Kosova një shtet i dështuar ku nuk ka rend dhe ligj dhe i korruptuar.

Madje edhe kur u kritikua bërthama e lirisë së Kosovës, lufta e UÇK-së dhe ish-presidenti i vendit dhe drejtues të tjerë ku u quajtën si kr.iminelë nga ministrat serbë, ajo nuk pati asnjë reagim ndaj mbrojtjes së lirisë.

Kjo tregon se ajo është një inatçore politike”.

Krahas këtyre, Gjoshi vazhdon ta kritikojë presidenten Vjosa Osmani, duke konsideruar se ajo nuk është personi i duhur për të qenë në pozitën e të parës së shtetit./Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit