“PDK qëndron në opozitë, të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK e Nisma dhe ta realizojnë ëndrrën e vitit 2014”

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se PDK hap rrugë për ndërtimin e një qeverie tjetër deri në zgjedhje të reja.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK i qëndron besnike qëndrimit të saj pas zgjedhjeve të datës 6 tetor.

“PDK do të qëndrojë në opozitë.

U bëjmë thirrje të gjitha partive që të bëhen bashkë dhe ta realizojnë ëndrrën e VLAN-it të vitit 2014 për një qeveri kundër PDK-së”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se kjo parti do ta ketë rolin e saj në dialog dhe procese të tjera të rëndësishme .

“Të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK, NISMA,.

Ne do të jemi në opozitë deri në zgjedhjet e reja”.

Tahiri thotë se PDK do të jetë gardiane e këtij vendi dhe nuk do të lejojë që qeveria të merr drejtime të gabuara.

“Të ndërtohen institucionet e reja.

Nuk është mirë që vendi të mbetet në vakum qeverisës.

PDK do të jetë opozitë konstruktive”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri.