PDK vendosë mbishkrim në kërkim të Agim Veliut: Lusim qytetarët nëse e shohin, të vij të raportoj në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se Agim Veliu është në kërkim.

Ajo u ka bërë lutje të gjithë qytetarëve që e takojnë, ta njoftojnë se ka obligim ligjor të raportojë për punën e tij në Kuvend.

“Kërkohet ministri i Rendit Agim Veliu!

Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vijë të raportojë në Kuvend”, ka shkruar ajo krahas fotografive të shpërndara në llogarinë e saj në Facebook./Kosovarja