Pedagogia shqiptare në Oxford: Personat që mbajnë maskë, 5 herë më të mbrojtur nga koronavirusi se ata pa maskë

Detina Zalli, pedagode shqiptare në Universitetin e Oksfordit, thekson se përdorimi i maskave është i domosdoshëm nisur nga studimi sipas saj se virusi qëndron në ajër deri në 3 orë.

Ajo tregon se “personat që mbajnë maskë janë 5 herë më të mbrojtur nga virusi në krahasim me personat e tjerë që nuk mbajnë maskë”.

“Ditët e fundit ka pasur mesazhe të përziera gjatë ditëve të fundit.

Por dua të theksoj se përdorimi i maskave është shumë i rëndësishëm.

Duke pasur parasysh se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në tre orë, studimet kanë treguar qartë se personat që mbajnë maskë janë 5 herë më të mbrojtur nga virusi në krahasim me personat e tjerë që nuk mbajnë maskë.

Mbajtja e maskës nuk do të thotë se nuk infektohesh nga virusi por shanset janë 5 herë më të vogla në krahasim me personat e tjerë që nuk i përdorin”, tha ajo në një lidhje në RTV Ora.