Pëlcet gypi i ujit, këto zona në Prishtinë mbesin pa ujë të pijshëm

Para pak çastesh, ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali.

Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku (pjesa kah “Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja “Qershia”.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!

P.S Në moment që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, rekomandojmë që krojet t’i leni hapur për pak minuta deri në kthjellim”, thuhet në njoftimin e KRU” Prishtina”.