Për çka u ankua në Ministri, Leonora Jakupi?

Është ylli i muzikës në vend, është këngëtare që nuk ka krahasim dhe që tashmë e ka vulosur suksesin e saj në botën e muzikës në vend.

Leonora Jakupi është pa pikën e dyshimit një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare.

Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.

Pop këngëtarja që ka një karrierë të bujshme dhe me shumë hite, ka folur disa herë edhe për të drejtën autoriale.

Këngëtarja e hitit të papërsëritshëm ”A vritet pafajësia” në disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë, shkruan “Kosovarja”.