Për Fifin Tuna është e treta e vërteta…

Fifin kohët e fundit e kemi parë të bashkëpunojë me kolegë meshkuj si Bruno, Ermal Fejzullahu, Gent Fatali, PM & Dagz me Mc Kreshën vite më parë dhe të gjitha këto bashkëpunime duket se i kanë rezultuar të suksesshme.

Ajo që kemi venë re është se këngëtarja ka pak bashkëpunime me vajza me Çiljeta Xhilagën (ku edhe u afirmua si këngëtare) si dhe duetin me Aurela Gaçen, ndërsa është duke u përgatitur për të tretin që do të jetë me Tunën.

Vajzat janë veshur të dyja me të bardha dhe kanë publikuar edhe foto nga e njëjta skenë klipi, por kanë një problem të madh akoma si kanë vendosur një titull këngës.

Shpresojmë që kjo këngë të jetë një sukses veçanërisht për Tunën, pasi nga këngët e fundit që ka publikuar si mbajmë mend asnjë… shiriti na ka mbetur në vitin 2013 ku publikoi duetin me Cozman.