Web Analytics

Për herë të parë ish burri i Bora Zemanit, Vin Veli flet për të

Botuar nga: InfoKosova

Edhe pse kanë vite të ndarë dhe secili ka vijuar jetën e tyre, Bora Zemanin dhe Vin Veli do i bashkojë gjithnjë një dashuri shumë e madhe, siç është djali i tyre Arbori.

Ata kanë treguar se dinë të jenë prindër shembullor pavarësisht raportit mes tyre.

Kështu, për shembull, një vit më parë u shfaqën bashkë krah djalit të tyre në festën e tij të abetares.

Por, siç është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit.

“Marrëdhënia është shumë e mirë.4

Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim.

Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin.”-tha ai për T7.

Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij.

Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.

“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës.

Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë.

Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

Të FUNDIT