Për herë të parë “Kemali” publikon foto me djalin

Aktori i famshëm turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.

Ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Karan.

Çifti kishin vendosur që lidhjen e tyre me fëmijën ta mbajnë sa më private.

Së fundmi për herë të parë Burak ka vendosur ta publikoj një foto me të birin ku shihet duke e mbajtur në krah.

As këtë herë nuk ia zbuloi fytyrën. Foto tani po qarkullon në pothuajse të gjitha mediat.

Pas publikimit të fotos më pas Burak e ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën shihet së bashku me dy personat e tij të zemrës, gruan dhe djalin.

Ata duken tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.

https://www.instagram.com/p/CFosBf-Jcvq/