Web Analytics
BallinaLAJMI I FUNDITAKTUALEPër herë të parë, Princi Harry tregon për problemet me shëndetin mendor

Për herë të parë, Princi Harry tregon për problemet me shëndetin mendor

Princi Harry u shfaq si i ftuar në episodin e ri të podcastit të Dax Shepard Armchair Expert, ku foli për shëndetin e tij mendor dhe jetën si princ.

Kur Shepard e pyeti se çfarë e shtyu të shkonte në terapi, Princi Harry shpjegoi:

“Ishte një bisedë që pata me gruan time.

Dhe ajo e kuptoi menjëherë.

Ajo e kuptoi që isha i lënduar dhe se disa nga gjërat që nuk ishin në kontrollin tim po më zemëronin shumë dhe kjo bënte që gj.aku të më vlonte.

Unë kurrë nuk kam bërtitur.

Unë kurrë nuk kam ulëritur.

Për mua, mënyra më e mirë për të çliruar agresivitetin është përmes boksit.

Por për mua, para se të takoja Meghan, zemërimi ishte shumë i lidhur me median.

Pamundësia që ndiej është thembra ime më e madhe e Akilit.

Tri herë u ndjeva plotësisht i pafuqishëm:

1 kur isha fëmijë në pjesën e pasme të makinës me nënën time që nd.iqej nga paparacët;

2 në Afganistan me një helikopter s.ulmi Apache dhe e treta ishte me gruan time.

Këto ishin momentet në jetën time kur jam lënduar prej faktit se ndihesha i pafuqishëm.

Jam lënduar me të vërtetë”, -tha ai.

Princi Harry tregoi gjithashtu se pasi u transferua në Santa Barbara bashkë me famijen, jeta e tij ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe se, më në fund, ndihet pak më i lirë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit