Për historinë e Donaldit dhe Trixës është shkruar një baladë dashurie që… 

Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar se ka shkruar një baladë dashurie për historinë e mbesës së saj Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, por mesa duket kjo këngë nuk do ta shohë dritën e publikimit.

“Ka një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, por unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori që ajo e ndaloi rreptësisht”, është shprehur Albëria duke vijuar më tej rrëfimin e saj.

”Teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush”, u shpreh Albërie Hadërgjonaj duke na treguar një tjetër anë fisnike të mbesës së saj.

Që pas daljes nga Big Brother Beatrix Ramosaj vendosi ta mbante larg vëmendjes së medias jetën e saj personale por duket se ky është një mision i pamundur pasi mediat shkruajnë vazhdimisht për të dhe Donaldin./kryefjala