Për pak sa nuk ndërroi jetë ngaqë hante thonjtë

Kur djali 11-vjeçar i Kay Mitchel vijoi të hante thonjtë, ajo mendoi se bëhej fjalë thjeshtë në një ves të keq.

Por pasi Dylan nisi të thoshte se nuk ndihej mirë, ajo nisi t’i frikësohej faktit se ky ves mund t’i kishte shkaktuar ndonjë infeksion të rëndë.

Nëna nga Sheffield, South Yorks, e çoi të birin tek mjeku i familjes, i cili i dha antibiotikë, por gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Kishte dhimbje të tmerr shme dhe nisi të vuante nga haluçinacionet.

Në këtë pikë, nëna 37-vjeçare e çoi me urgjencë në spital.

Familja shtangu kur analizat zbuluan se problemet shëndetësore të të birit vinin për shkak të diabetit tip 1.

‘Isha e frikësuar se mund të ishte sepsis, nuk më kishte kaluar kurrë nëpërmend që mund të ishte diabet.

Ai ulërinte nga dhimbja, ishte e tmerrs hme.

Kur e çuan në spital ishte pa ndjenja’, tregoi nëna e 11-vjeçarit.

Dylan u dërgua në Spitalin e Fëmijëve Sheffield dhe analizat zbuluan se sheqeri në gja.k ishte në nivele të rrezi kshme.

Ai vuante nga Ketoacidoza diabetike (DKA), gjendje që ndodh kur tru.pi ka mungesë insuline.

Nëse nuk trajtohet në kohë, është e rrez ikshme për jetën, që lidhet me stilin e jetesës, dhe shpesh shfa.qet edhe tek fëmijët në moshë fare të re.

Megjithatë, në disa raste nuk diagnostikohet deri në momentin që ata zhvillojnë DKA.

‘Apeli jonë për prindërit e tjerë është që të mos i neglizhojnë shenjat, sepse mund t’i ndodhë kujtdo.

Dylan ishte një djalë i shëndetshëm dhe mjekët thanë se mund t’i ndodhë një atleti, por një personi që nuk bën asnjëlloj aktiviteti fizik.

Nëse nuk trajtohet, mund të jetë fa tal.

Mjekët dhe infermierët i shpëtuan atij jetën dhe unë nuk gjej dot fjalë për t’i falënderuar’, tha nëna e 11-vjeçarit për The Sun.