Për shkak të gjendjes si pasojë e coronavirusit, shqiptari nga Kosova jep bukë falas në Kanada

“Vjen nga një vend që ishte shkatërruar nga lu, fta, Shaqir Duraj, gjithmonë ka qenë mirënjohës për ndihmën që kanadezët i dhanë atij dhe familjes së tij kur arritën për herë të parë në Kanada”

Kështu e kanë nisur rrëfimin gazeta online, CalgaryJournal, për shqiptarin nga Kosova që po shpërndan bukë falas në Kanada.

Duke u rritur në Prishtinë, Duraj dhe pesë vëllezërit e tij jetuan me fitimet nga furra e tyre.

Ata bënë emër të famshëm me furrën e tyre si rezultat byrekëve të shijshëm që ata gatuanin.

Në vitin 1999, familja Duraj ishte në mesin e mbi një milion refugjatëve që kanë ikur nga vendi gjatë luftës në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Forcat serbe po bënin kërdi në Kosovë, duke vrarë njerëz.

Unë, gruaja ime dhe vajza ime më e madhja shkuam në Maqedoni ku qëndruam dy muaj në një kamp të KB-së”, thotë Duraj.

Nga kampi, Duraj dhe familja e tij morën vendimin për të emigruar si refugjatë në Kanada.

“Jo shumë kohë pasi mbërritëm në kamp, ​​emri i familjes time doli në tabelë.

Mbaj mend si të ishte dje.

Pashë emrin tim në tabelë duke na thënë që do të fluturojmë për në Kanada brenda një jave.

Mbaj mend më 13 maj 1999, ne fluturuam për në Kanada”.

Me të mbërritur në Kanada, familja Duraj qëndroi në një bazë ushtarake në Gagetown.

Dy muaj e gjysmë pasi mbërritën, Duraj dhe gruaja e tij vendosën të transferohen në Calgary, ku u pritën me bujari.

“Doja ta ndërtoja atë nga zero.

Unë doja të bëja gjithçka që unë doja, jo ato që më thoshin kontraktorët dhe pronarët”.

Pasi u përshtat në jetën në Calgary, Duraj ishte në gjendje të merrte një punë në tregun Sunterra, ku vazhdoi tregtinë e familjes së tij si bukëpjekës.

Deri në vitin 2002, Duraj kishte blerë shtëpinë e tij të parë dhe filloi të kërkonte hapësirën e tij për një furrë buke për të vazhduar trashëgiminë e familjes së tij.

Duraj hapi furrën ‘Bakery European’ më 15 mars 2006.

Në fillim, Duraj dhe gruaja e tij ishin të vetmit që punonin në furrë.

Por përkrah shumë kompanive, edhe furra buke është goditur shumë nga pandemia e fundit e COVID-19.

Edhe me mbylljen masive të bizneseve, Duraj po kërkon mënyra për të ndihmuar komunitetin dhe njerëzit duke shpërndarë bukë për ata në nevojë.

“Unë dhe fëmijët e mi rreth tre javë më parë filluam të flasim se si mund t’i ndihmojmë njerëzit”.

Duraj e kuptoi që të moshuarit ishin shumë të prekshëm dhe kishin nevojë për ndihmë më shumë sesa shumica gjatë kësaj kohe të vështirë.

“Ne filluam të ndihmojmë të moshuarit përreth qytetit duke shpërndarë dy bukë falas për ata që nuk mund të lënë shtëpitë e tyre”.

Duraj thekson se është në raste si këto duhet të mbështesim njëri-tjetrin. /Telegrafi/