Web Analytics
BallinaPër sot përfundoi takimi Kurti – Mustafa, një hap afër marrëveshjes, takimi...

Për sot përfundoi takimi Kurti – Mustafa, një hap afër marrëveshjes, takimi vazhdon nesër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa as në takimin e sotëm rreth tre orësh nuk kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Dështimin e arritjes së marrëveshjes në takimin e sotëm e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve.

Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, tha Mustafa pas përfundimit të takimit, para medieve në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit