Ndeshja Zvicër – Serbi dhuroi shumë emocione te pjesë më e madhe e shqiptarëve, për vetë faktin se po luanin Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por jo vetëm shqiptarët, edhe mediumet e mëdha zvicerane kanë shkruar pa ndalur, e njëra prej tyre në ballinën kryesore e pati një titull ‘Rroftë Granit Xhaka’.
Zvicra fitoi ndeshjen me rezultat 3:2 dhe u kualifikua nga vendi i dytë i grupit në 1/8 e finales.
Ishte pak a shumë skenari i njëjtë i Botërorit të vitit 2018, ku edhe aty eliminuan Serbinë për të vazhduar tutje, dhe sërish figurat kyçe ishin Shaqiri e Xhaka.
Ky i fundit pati një grinde të vogël me bankën rezervë të lojtarëve serb, ku nuk i kurseu gjestet fyese në drejtim të tyre, shkruan InfoKosova.
Pas shumë ofendimesh e provokimesh në drejtim të dy shqiptareve, Xhaka ishte ai i cili reagoj si një ‘Luan’.
Megjithatë shumë shqiptar u ndjen krenar, por pat edhe nga ata të cilët e kritikuan.
Ditën e sotme është publikuar një video nga një kënd papublikuar më parë i kamerave në stadium.
Për më shumë shiko videon:/InfoKosova/