Përçahet shoqëria Ilir-Sabian?

Mbrëmjen e së martës “Vëllai i Madh” i ndau banorët në çifte, duke i bërë të veprojnë si një person i vetëm, ata do të nominojnë të njëjtin person, si dhe do mbajnë qëndrime të njëjta për situata të caktuara.

Sabiani është çift me Ilirin, por kjo nuk është pritur dhe aq mirë nga ai, ndonëse janë shokë të ngushtë brenda shtëpisë, Sabiani shprehet se ai dhe Iliri janë persona shumë të ndryshëm dhe kjo mund ta penalizojë.

Kjo pasi siç dihet Iliri nuk ka pasur relata të mira me Donaldin, por nga ana tjetër Sabiani e vlerëson aktorin dhe nuk dëshiron t’i kthehet kundër.

“Unë rrija me Donaldin, ktheja kokën se mos i ngelte hatri Ilirit kur u vendos të bëheshim dyshe, m’u duk sikur u penalizova, nuk është se nuk më pëlqen loja me Ilirin, thjesht dua paqe me Donaldin.

Unë Donaldin e dua shumë dhe dua që kur të dal nga këtu të pi kafe me të dhe jo që ai të dëgjojë të gjitha pisllëqet që kam thënë për të, unë nuk bëj lojë”, është shprehur Sabiani.

Nga ana tjetër Iliri ka sqaruar se kurrë nuk e ka imponuar Sabianin t’i kthehet kundër Donaldit, apo të mos shoqërohet me të.