E ftuar në emisionin ”Ora Verore” nga gazetari Ronaldo Sharka në ”RTV Ora”, zv.Minsitrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi, foli për përdorimin e gjuhës greke në jug, gjatë ofrimit të shërbimeve.
Çuçi u shpreh se kjo nuk kështë një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin.
Ajo bën thirrje që nëse shërbimi nuk ofrohet në shqip, të mos merret në greqisht.
Ornela Çuçi: ”Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale.
Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht.
Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhit, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë.
Është politikë e personit që e ofron këtë shërbim, ose nuk di shqip.
Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht.”