Përdorimi i shkopinjve të plastikës për pastrim veshësh është ndaluar.

Ato mund të ju mbesin në vesh, dhe mund t’ua dëmtojnë veshët.

Skocia ka ndaluar shkopinjtë për pastrimin e veshëve, që janë me pambuk dhe me plastikë.

Legjislacioni i ri, i cili u prezantua për herë të parë në Parlamentin skocez, në shtator, tashti ka hyrë në fuqi, duke parandaluar prodhimin dhe shitjen e tyre.

Roseana Cunningham, sekretare e mjedisit, tha se ajo është krenare që Qeveria skoceze e ndaloi këtë gjë.

“Produktet plastike me një përdorim të vetëm nuk janë të kota, por bëjnë që plazhet dhe hapësirat e gjelbëra të ndoten”, tha Cunningham.

Vetëm gjatë tremujorit të kaluar, në Skoci, janë pastruar rreth 150.000 shkopinjë plastikë në plazhet e saj.