Gazeta spanjolle “Marca” sapo ka zbuluar shumën marramendëse që presidenti Perez do të hedhë në merkaton e Janari-t, për ta çuar ekipin e Real përsëri në nivelet më të larta të futbollit evropian.

200 milionë euro do të shpenzohen që Real-i të bëjë blerje cilësore dhe synimi i parë është sulmuesi zikaltër Icardi.

Njeriu-gol po kalon një moment fantastik tek Interi, dhe presidenti mund të ofrojë 150 milionë euro për transfertën e tij të menjëhershme në merkaton e Janari-t.

Gjithashtu për sulmuesin do përfshihet edhe një pagë më e lartë prej 10 milionë eurosh, ku momentalisht e ka 6 milion.